SPAK, hetim për Sali Berishën?
Prokuroria e Posaçme, SPAK ditën e premte hodhi një hap historik, që nga dita e krijimit. Për herë të parë, vendos në shënjestër deputete të Kuvendit të Shqipërisë.
Për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Llako, është kërkuar heqja e imunitetit. Nëse për këtë të fundit pas arrestimit të ish-Ministris Lefter Koka, ky hap i SPAK pritej. Vendimin për të lënë pa imunitet Fatmir Mediun është surprizë. Bëhet fjalë për hetimin e ngjarjes tragjike të Gërdecit ku mbetën të vrarë 26 veta dhe dhjetëra të plagosur.
Hetimi për Fatmir Mediun është hapur pas depozitimit të kallëzimit nga ana e familjarëve. Pavarësisht se Mediu pretendoi se ishte gjykuar një herë për këtë çështje dhe përpjekjeve të tij në Gjykatën e Lartë për mos u hetuar. Tashmë çështja Gërdeci dhe vet Fatmir Mediu janë objekt hetimi, ky fakt ndryshon krejtësisht edhe panoramën politike që është brenda opozitës. Kujtojmë se në atë periudhë Kryeministër ka qenë Sali Berisha. Jo vetëm eksponent të lartë të Partisë Socialistë përfshirë dhe Kryetarin Edi Rama, por së fundmi edhe Lulzim Basha drejtues të PD- së zyrtare kanë hedhur akuza ndaj ish-Kryeministri Berisha dhe familjes së tij si të përfshirë në atë biznes tragjik.
Gjithashtu në media dhe nga politikanë të ndryshëm ka patur aludime se “çështja Gërdeci” është një ndër arsyet që Berisha është shpallur Non-grata nga SHBA.
Në dritën e këtyre zhvillimeve veçanërisht pas kërkesës që SPAK i ka drejtuar Kuvendit për Fatmir Mediun. Alfa Press.al ju drejtua Gjykatës së Posaçme me pyetjen: A është nën hetim nga SPAK zoti Berisha?
Përgjigja ishte se: “Deri në këto momente nuk konfirmojmë asnjë hetim të nisur nga SPAK dhe as i depozituar nga palë të tjera.”
Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 (e shtunë) mars, 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën 26 persona. Gërdeci është fshat i qarkut të Tiranës, dhe shpërthimi ndodhi në një “fabrikë” për demontimin e armëve. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO ; pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha për Agjencinë Reuters:“Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40–50 vjeçare është një nga problemet tona më serioze.”
Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Disa humbën jetën në çast, dhe disa të tjerë humbën jetën më pas në spital. Spitalet u mbushën me të gjymtuar, të djegur dhe të tjerë do të dëmtoheshin nga grimca xhamash të thyer. Tre ditë mbas tragjedisë më 18 mars 2008, nga qeveria u shpall ditë zie kombëtare dhe protesta të shumta qytetare vijuan. Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja.
Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



