E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkoi arrestimin, Rama i del menjëherë në mbrotje Ballukut
Politikë

SPAK kërkoi arrestimin, Rama i del menjëherë në mbrotje Ballukut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetin social “X”, pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Rama bën të ditur se, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pezullimin e Ballukut nga detyra, prokurori i çështjes i është drejtuar Kuvendit për të marrë autorizimin për arrestimin e saj, qoftë me masë sigurie “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë kritikon ashpër praktikën e arrestit pa gjyq, duke e cilësuar si një fenomen të përhapur dhe problematik në Shqipëri. Rama thekson se vendi ka më shumë persona në paraburgim sesa të dënuar me vendim të formës së prerë, një situatë që, sipas tij, bie ndesh me standardet demokratike europiane dhe ka ngritur shqetësime serioze edhe në Këshillin e Europës.

Megjithatë, kryeministri nënvizon se në këtë rast konkret qeveria nuk do ta paragjykojë kërkesën e prokurorit të posaçëm. Ai shprehet se, ndryshe nga raste të tjera kur mazhoranca nuk komenton përmbajtjen e çështjeve hetimore, kësaj here Kuvendit i kërkohet të shprehet me një vendim politik dhe institucional.

“Ne do të angazhohemi me gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na kanë dhënë 83 mandate dhe do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë dhe të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.