E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën
Lajme

SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e PS-së, Leftër Alla.

Por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i ulet në 2.4 vite burg, si edhe dënim plotësues që për 5 vite te mos ushtroje asnjë funksion publik.

Për ish-nënkryetaren e Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.

Për Rubin Kolën, 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnjë funksion publik.

Akuzat ndaj Lefter Allës

të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë. Nga hetimet e SPAK-ut, është provuar se punimet për ujësjellësin janë kryer nga një kompani tjetër, që ka lidhje shoqërore me Allën.

Rezulton e provuar se ish kryebashkiaku dhe zyrtarët e bashkisë, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku kanë favorizuar Rasim Dacin, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tender.

Sipas SPAK, ata kanë krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues subjektin e Rasim Dacit pa përmbushur kriteret por edhe gjatë fazës së zbatimit sepse punimet janë kryer nga subjekti i Aqif Koneshës qe nuk është shpallur fitues.

Kjo me qëllimin e vetëm që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e të pandehurit Aqif Konesha me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.