E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon 40 vite burg për shoferin e Ardi Veliut dhe familjen e tij
Lajme

SPAK kërkon 40 vite burg për shoferin e Ardi Veliut dhe familjen e tij

SPAK-u ka kërkuar në total 40 vite burg për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizajn, familjarët e tij dhe anëtarët e gurpit kriminal që merrej me kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

SPAK kërkoi 12 vite burg për Sokol Idrizajn, po aq për bashkëshorten e tij Elda Idrizaj, 10 vite burg për Egi Idrizaj dhe 6 vite burg për vajzën tjetër të çiftit Bora-Idrizaj. Nëse kjo pretencë miratohet nga GJKKO, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nga 12 vite burg kërkoi organi i akuzës për Agustin Mesulin dhe Altin Dodën, 10 për Florian Baku dhe nga 6 vite për Vangjush Kasharrën e Tmorr Barutin. Gentian Aga dhe Alid Shehi janë ndarë nga grupi që përbëhej me 12 persona dhe po gjykohen në proces të zakonshëm.

Seanca për mbrojtjen e të pandehurve ku mund të jepet njëherësh edhe vendim nga gjykata, u caktua të mbahet në datën 19 nëntor ora 12:30.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.