E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon arrestimin edhe të biznesmenit Elman Abule
Lajme

SPAK kërkon arrestimin edhe të biznesmenit Elman Abule

Përveç kryebashkiakut Erion Veliaj, SPAK ka kërkuar arrestimin edhe të biznesmenit Elman Abule. Abule dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas burimeve masaj ndaj tij nuk është ekzekutuar.

Ndërkohë disa biznesmenë të tjerë janë vënë në masë sigurie “detyrim paraqitje”.

‘Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;‘, njofton SPAK.

SPAK e pozicionon Elman Abulen në krye të një skeme të pastrimit të parave, që është përdorur për të pastruar shumë të mëdha parash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.