SPAK kërkon t’a arrestojë, PS merr sot vendimin për fatin e Ballukut
Debati për çështjen e imunitetit të Belind Ballukut ka prej rreth tre muajsh që dominon skenën politike në Shqipëri, duke u kthyer në një nga temat më të nxehta të seancave plenare, të cilat shpesh janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Sot pritet që Partia Socialiste e Shqipërisë të paraqesë në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila nis në orën 10:00, raportin e përgatitur nga Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e bërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Kërkesa e SPAK është dorëzuar më 16 dhjetor, duke kërkuar jo vetëm heqjen e imunitetit parlamentar, por edhe autorizimin për arrestimin e tij në kuadër të hetimeve.
Në mbledhjen e sotme pritet të marrë fjalën edhe kryeministri Edi Rama, i cili mund të japë qëndrimin politik të mazhorancës për këtë çështje që ka ndezur debatin publik dhe parlamentar.
Ndërkohë, vendimi përfundimtar pritet të merret në seancën plenare të 12 marsit, ku Kuvendi do të votojë mbi dy raportet e paraqitura.
Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paralajmëruar edhe zhvillimin e një proteste, duke paralajmëruar rritje të tensionit politik në kryeqytet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



