SPAK konfiskon pronat dhe pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë
Prokuroria e Posaçme njofton konfiskimin e pronave dhe pasurive ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.
Pasuritë në fjalë, përfshirë toka, apartamente dhe bodrume, janë konfiskuar në kuadër të hetimeve që nisën ndaj ish-gjyqtarit për deklarim të rremë të pasurisë pasi ai u dorëhoq nga detyra para se t’i nënshtrohej vetingut
Njoftimi i SPAK
Bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti para Gjykatës kërkesën e konfiskimit të pasurive të subjektit Guxim Zenelaj (ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



