E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spak kontroll në Bashkinë e Tiranës
Lajme

Spak kontroll në Bashkinë e Tiranës

Një grup oficerësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas një urdhri të SPAK-ut, kanë mësyrë mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se që në orët e para të mëngjesit, oficerët e BKH-së, me urdhër të prokurorëve të SPAK-ut dhe me një miratim nga Gjykata për Krimin e Korrupsionin, kanë shkuar te zyrat e Bashkisë së Tiranës, pikërisht te Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, e cila ka pasur në krye të saj, Taulant Tushen.

Taulant Tushe njihet si një nga mbështetësit kryesorë dhe krahu i djathtë i Erion Veliajt dhe ai ndodhet pas prangave për çështjen e hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Sot  në mëngjes oficertët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle, jo thjesht dhe vetëm në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, i cili duhet theksuar se nuk ekziston, janë disa çështje në hetim.

SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës

Taulant Tushe

Kontrolli i bërë nga oficerët e BKH-së në zyrat e drejtorisë së Taulant Tushes, jo thjesht dhe vetëm në zyrën e drejtorit, por në drejtori, në të gjithë sektorët e kësaj drejtorie, asaj të Shërbimeve Mbështetëse, ku është kërkuar dokumentacion dhe mbledhje e plotë e të dhënave në lidhje edhe me një kallëzim tjetër, atë të dosjes “5D”, kryer pak muaj më parë në SPAK nga ish-deputeti Belind Këlliçi.

Sipas burimeve zyrtare, rezulton se oficerët e BKH-së kanë marrë mjaft dokumente që konsiderohen shumë të rëndësishme për hetimin në lidhje me çështjen e tenderëve apo problematikat për të cilat akuzohen disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë, përfshirë këtu edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.