E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kontrollon banesën e drejtorit të AKUM për çeshtjen e Inceneratorit
Lajme

SPAK kontrollon banesën e drejtorit të AKUM për çeshtjen e Inceneratorit

Drejtori i Monitorimit dhe Mbikqyrjes në Agjencinë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve te Ngurta në Tiranë Arben Kacorri është marrë në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Burimet bëjnë me dije se prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së i kanë shkuar drejtorit të këtij institucioni për kontroll në banesën e tij.

Po ashtu kontrolli i SPAK është shtrirë dhe në banesën e tij. Por po ashtu bëhet me dije se, Kacorri nuk është drejtori i vetëm në Bashkinë Tiranë që i është bërë kontroll në zyrë dhe në banesë për këtë aferë.

GJKKO ka lëshuar më parë 15 udhëra-arresti për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Masa e sigurisë është ndryshuar vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili është lënë në “arrest shtëpie”.

GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq pronarët e koncesionarit “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.Dosja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.