E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK, KUSH URDHËRON QËNDRIMIN LARG DOSJEVE “MARTINAJ”
Publik News

SPAK, KUSH URDHËRON QËNDRIMIN LARG DOSJEVE “MARTINAJ”

Basir Çollaku

KASETA E HUMBUR APO “RRËMBYER”!!!?

Vrasja e Brilant Martinajt, zhdukja e Ervis Martinajt, janë dy ngjarje, të cilat Prokuroria ende bën ping pong, mes Kurbinit dhe Tiranës, duke mos ngritur një grup hetimor, ku SPAK, të marrë në dorë, dosjet dhe hetimi të përparojë me mjete speciale, ekspertizën e duhur. Përpjekjet e akuzës për të hetuar më vetë dy ngjarjet, njërën me pasojë vdekjen, tjetrën pa një vendim zhdukje apo vrasje, janë një stërmundim për ti shërbyer dikujt përtej ligjit. Prokluroria e Kurbinit është rrëzuar nga Gjykata e rrethit gjyqsor Kurbin në kërkesat e saj për kontrolle banesash në qarkun e Durrësit. Sigurisht pretendime të tjera të akzuës vështirë të gjenin mbështetje në vendimet gjyqsore. Ndonëse Gjykata në përgjgijet e saj ka deklaruar se provat e pamjaftueshme kanë çuar në vendimmarrje refuzuese. Ndryshe ka verpuar Apeli në Tiranë, por edhe këto vendime gjysmake të shtrira në kohë dhe disa institucione, më shumë kanë zbehur hetimin se sa e kanë intensifikuar për të pasur rezultate. Ndoshta një dëshmi dyorëshe e officer Lamit nuk ka mbërritur në duart e Ramës dhe Prokurorisë. Ajo është bërë shumë shpejt me veshje diplomatike dhe shërben sig hall i kryeministrit diku jo fort larg zyrës së tij. Ajo detyroi Edi Ramën të marrë disa vendime radikale ndaj vartësve të tij, në disa institucione të zbatimit të ligjit.
Dokle Reçi Murati

Ditën e shtunë me 8 tetor, policia e kryeqytetit ka shoqëruar në mjediset e saj Endrit Doklen, Fatjon Muratintë shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe Gentian Reçin, kur ata po lëviznin me një mjet të blinduar. Veprimet policore kanë qenë befasuese me lirimin e shpejtë, ndonëse të kërkuarin mund ta nxjerrë nga qelia Gjykata, pas akuzës që rëndon mbi të. Endrit Dokle dhe Gentian Reçi janë marrë më përpara nga Prokuroria e Kurbinit në pyetje për vrasjen e Brilant Martinajt me 17 korrik në Fushë Krujë, në masakrën ku mbetën të vrarë përveç Martinajt dhe Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Por më pas veprimet nuk kanë ecur më tej, duke mos pasur të dyshuar dhe autorë.

Vëllezërit Reçi nga Gjormi i Laçit, Deli, Xhelali, i vrarë me 1 nëntor 2021, Sefer dhe Sami Reçi zotërojnë në qytetin e Laçit qendra biznesi në elektro-shtepiake, vesh-mbathje, dyqane floriri dhe shumë produkte të tjera. Ditën që ka ndodhur vrasja e Brilantit me 17 korrik 2022, dyqanet kanë qenë të hapura si gjithnjë. Sipas infomacioneve që janë vënë në dijeni edhe për hetuesit një detaj me rëndësi i bërë i ditur për policinë dhe hetimin, është se zonjat e familjes të cilat kanë qenë në zi për vrasjen e të afërmit të tyre, Xhelal Reçi në mesditën e 17 korrikut pas vrasjes së Brilant Martinajt kanë hequr zinë dhe kanë përdorur veshje të bardha dhe më pas janë mbyllur dyqanet. Kamerat e sigurisë mund dhe duhet të jenë marrë nga policia dhe prokuroria për të verifikuar të gjitha lëvizjet dhe veprimet e kryera, pasi dëshmitarët në këtë zonë, vështirë të jenë bashkëpunues me hetuesit. Në dekalrimet e familjarëve të martinajve për vrasjen e Brilantit dhe zhdukjen e Ervisit, a janë përmendur emrat e Reçëve dhe Dokles që është në marëdhënie familjare me to, si indicie për ti përfshirë në hetimet e këtyre ngjarjeve të rënda??!!

Emri i Brilantit Martinajt është përmendur mediatikisht si i dyshuar në vrasjen e Xhelal Reçit, por policia dhe prokuroria nuk e kanë mbështetur me prova, fakte apo dëshmi një pretendim të tillë, në hetimet e ngjarjes.
Shumë nga ngjarjet e rënda me vrasje, pengje, gjobëvënie, kanë nisur pas dëshmisë së të penduarit të SPAK Nuredin Dumani. Në një nga dëhsmitë e tij të publikuar në media si rrjedhje nmga prokuroria, thuhet prej tij se gjoja Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles. Por një pjesë e konsiderueshme e dëshmive të Nuredin Dumanit, kanë rezultuar të paprovuara nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Pretendimet e bëra nga familjarët martinaj në prokurori, nuk kanë marrë vëmendijen e duhur hetimore, si ndaj të dyshuarve të mundshëm, apo rrethanave të ndodhjes së ngjarjeve. Duket më shumë si një hetim qeveritar me interesa të caktuara, se sa një vullnet për të zbardhur të vërtetën. Rama dhe qeveria po e shohin ende si një skedinë bastesh, ku Kryeminsitri ka shfaqur interesat e rikthimit të këtij biznesi pas zhdukjes së Ervis Martinajt, njeriut që quhej “mbreti” i biznesit të basteve sportive.

Biznes në të cilin oborrtarë të Ramës, kanë qenë gjithnjë të interesuar dhe janë bërë gati të marrin monopolin e ri, në disa episode edhe jashtë Shqipërisë. Dëshmia e regjistruar e oficerit të policisë Jeton Lami, shoqëruesi i fundit që ka kontaktuar me Ervis Martinajn, dëshmi marrë nga ish-kryepolici Gledis Nano, por e përfunduar jashtë zyrës së kryeministrit, në një banesë të rëndësishme diplomatike, duket se ka bërë nervoz shefin e qeverisë, për sekrete të cilat hapin atij jo pak telashe. Ky ishte një nga shkaqet që e bëri Nanon ish-kryepolic..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.