SPAK me standarde të dyfishta/ Etleva Kondi u burgos për “fatura hoteli” nga Zoto, Ahmetaj i paprekshëm
Për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj ligji në duart e prokurorëve të inceneratorëve nuk ka vlerë. Kjo pasi postulati “Ligji është i barabartë për të gjithë” duket se nuk është zbatuar nga prokurorët që kanë patur në dorë hetimin e dosjes së inceneratorëve.
Prokurorët e dosjes së inceneratorëve kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për fakte dhe prova të njëjta. Falë zbërthimit të email-eve të Klodian Zotos, i shpallur në kërkim, është zbuluar se si janë korruptuar zyrtarë shqiptarë me bileta avioni dhe prenotime dhomash në hotele luksoze.
Email-et e mëposhtme, të dërguara nga Klodian Zoto në shkurt të vitit 2016 Etleva Kondit ku i komunikohet prenotimi në Booking i një dhome hoteli dhe tek e-maili tjetër biletat e avionit me “Alitalia” u konsideruan si provë nga prokurorët dhe kërkuan masë shtrënguese arrest me burg.
Kondi ishte ish-drejtoreshë në Ministrinë e Energjetikës në kohën kur ky institucion drejtohej nga Damian Gjiknuri dhe po ashtu anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorët. Prej prillit të këtij viti ajo është pas hekurave.
Mes e-maileve të shkëmbyera mes Zotos dhe Kondit është dhe një e-mail i dërguar në nëntor të vitit 2014, ku Etleva i shkruan Zotos të shohë ndryshimet dhe Ministri i Financave është i detyrueshëm për të bërë të mundur fitimin e koncesionit.
Indicia që lidh Klodian Zoton me Ministrinë e Financave por edhe shumë prova të tjera të tjera të nxjerra nga kompjuteri ku Zoto “gostiste” ish-ministrin Arben Ahmetaj me ture turistike e suita nuk kanë asnjë vlerë për prokurorinë e cika nuk ka kryer asnjë veprim.
Për ish-zyrtaren Etleva Kondin, një rezervim hoteli mjaftoi për ta arrestuar ndërsa për Arben Ahmetajn as që u morën në konsideratë. Kujtojmë se për Ahmetajn, Klodian Zoto ka bërë për disa prenotime hoteli me një vlerë totale mbi 10 mijë euro.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



