SPAK merr me urgjencë dosjen nga Prokuroria e Elbasanit
SPAK përmes një telegrami të dërguar sot ka kërkuar urgjent dosjen nga prokuroria e Elbasanit.
Burime nga SPAK konfirmojnë se ka prova të reja për ekzekutimin e ndodhur në prill të 2016-ës. Sjellim në vëmendje që në vrasjen e ndodhur 5 vjet më parë, Saimir Beqiri u ndoq nga vrasësit, ku njëri nga ekzekutorët ishte me paruke. Saimir Beqiri u ekzekutua me pesë plumba në kokë nga dy persona.
Pas vrasjes grupi hetimor ngriti dyshime mbi fisin Çapja
Ardjan dhe Florenc çapja akuzohen si porositës të ekzekutimit mafioz të vëllait të Saimir Beqirit. Ka dyshime të forta se edhe Saimir Beqiri është ekzekutuar me porosi.
51-vjeçari i ndjerë Saimir Beqiri, ishte vëllai i të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Çapja, Gentian Beqiri, i cili u eliminua fizikisht brenda banesës së tij në vitin 2012, ndërsa ruhej nga punonjës policie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



