SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës HAJDARI
SPAK ka filluar hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, në lidhje me dyshime për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Hajdari, i dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit, fitoi një mandat të dytë si kryebashkiak i Kuçovës në zgjedhjet e 14 Majit. SPAK ka kërkuar një kopje të vetëdeklarimit të tij të formularit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo procedurë është e ngjashme me atë të ndodhur me kryebashkiakun e Mallakastrës. Hajdari ka dhënë një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij. Kandidati i opozitës, Lefter Maliqi, ka kallëzuar Hajdarin në SPAK për manipulim të procesit të votimit nga komisionerët e KZAZ Kuçovë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



