SPAK nis hetimin për gjurmimin e pasurisë së Saimir Tahirit, zbulohen detajet
Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ende nuk kishte lënë qelinë e burgut më 4 shkurt 2022, kur SPAK nis një hetim të ri ndaj tij. Prokurorët specialë po gjurmojnë pasurinë e tij pas sinjalizimit të një banke për një transfertë monetare. Burime nga Prokuroria e Posaçme tregojnë se po mblidhen të dhëna brenda dhe jashtë vendit për të zbuluar fshehje apo elementë të pastrimit të parave në veprën penale të Tahirit.
Ish-Ministri Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim për “shpërdorim detyre” më 4 shkurt 2022. Megjithatë, ai u lirua nga burgu 1 vit e 4 muaj më pas pas dy eksperizave mjeko-ligjore që arsyetonin çështjen e shëndetit të tij dhe pse nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



