E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nis hetimin për tenderin 1.5 milion euro për ushqimet
Publik News

SPAK nis hetimin për tenderin 1.5 milion euro për ushqimet

 

SPAK ka nisur hetimin për tenderin e ushqimeve pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike. Pas kallëzimit është regjistruar çështja penale. Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në lidhje me tenderin 1.5 milion euro për ushqimet dhënë një kompanie maqedonase.

PD e akuzon Ministren e Mbrojtjes për 6 vepra penale, në të cilat janë Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funkisone publike. Në kallëzimin e PD-së përfshihen edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria Eyrovia sh,p,k , me administratot Emir Shefiti dhe Xpert System me adminsitrator Renald Gova. Kallëzimi penal mban firmën e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi. “Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj ‘tregtimin e ushqimeve’ vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi. 1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e PD. Vetë Xhaçka është shprehur se e mirëpret kallëzimin penal te PD dhe inkurajon SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sipas saj sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.