E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nuk dorëzohet për Luan Dacin, rekurs në Gjykatën e Lartë
Publik News

SPAK nuk dorëzohet për Luan Dacin, rekurs në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

 

 

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë për pezullim nga detyra të anëtarit të KPA. Luan Daci u akuzua nga SPAK për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në vitin 1997, nga dosja e aplikimit për anëtar të KPA-së.

Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra me kërkesë të SPAK. Më 25 maj 2020, KPA pezulloi shqyrtimin e çështjeve ku anëtar i trupës gjykuese ishte Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

KTHIMI NË DETYRË

Gjyqtari i KPA-së u vu nën akuzë për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit për postin e lartë në sistemin e drejtësisë. Por, sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, ky fakt nuk mund të pengojë që gjyqtari Luan Daci të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, derisa Prokuroria e Posaçme të përfundojë hetimet.

“Asnjë normë ligjore nuk kërkon që akti i masës disiplinore të largimit nga puna të shënohet, se duhet treguar apo sidoqoftë të jetë në përmbajte të kërkesës së kandidatit për anëtar në institucionet e rivlerësimit, ky mosshënim, mostregim apo i çfarëdolloj forme e mohimit të tij, nuk shërben apo nuk është në gjendje të falsifikojë as dokumentin ‘kërkesë’, sepse është dokument që përfaqëson apo provon shprehjen e interesit për kandidim dhe preferencën e vendit vakant dhe as dokumentin e vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse nuk e ka ndryshuar, fshirë dhe nuk e ka prishur përmbajtjen e tij”, thuhet në vendimin e dhënë nga gjyqtari i Apelit, Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Sokol Binaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.