E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK paraqiti prova të reja/ Dita e dytë e seancës për Veliajn në Apelin e GJKKO
Flash

SPAK paraqiti prova të reja/ Dita e dytë e seancës për Veliajn në Apelin e GJKKO

Në Apelin e GJKKO do të mbahet sot dita e dytë e seancës për shqyrtimin e ankimimit për masën e sigurisë së Erion Veliajt. Seanca do të mbahet në orën 12:30.

Pas seancës maratonë të djeshme, e cila zgjati 7 orë, u vendos shtyrja për ditën e sotme pasi prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado paraqitën prova të reja. Gjyqtari Engert Pëllumbi i dha kohë palës akuzuese të njihet me provat e reja.

Avokati i kryebashkiakut të arrestuart për korrupsion dhe pastrim parash, ka ofruar në seancën e djeshme garanci pasurore në këmbim të ndryshyimit të masës së sigurisë. Garanci pasurorë ofreoi dhe avokati i b iznesmenit Elman Abule.

Tre biznesmenët e tjerë, të akuzuar për korrupsion ndaj zyrtarëve, Meriman Palushi, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha po ashtu kanë ankimuar masën e sigurisë.

Kujtojmë që kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Më 12 shkurt pas një seance maratonë, GJKKO vendosi për kryebashkiakun lënien në fuqi të masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Prokurorët kanë dorëzuar sot prova të reja në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt, mes të cilave përfshihen edhe përgjime të zhvilluara ndaj tij brenda qelisë së burgut në Durrës. Sipas burimeve, përgjimet tregojnë se ish-kryebashkiaku i Tiranës jo vetëm që mund të intimidojë dëshmitarët, por edhe të rrezikojë ecurinë e hetimeve.

“Ajo që ka qenë për avokatët një nga provat kryesore janë disa përgjime ambientale të autorizuara. Veliaj është përgjuar brenda paraburgimit të Durrësit, jo vetëm gjatë komunikimeve me vëllain e tij, por edhe me persona të tjerë,” thanë burime nga organi i akuzës.

Përgjime dhe dokumente e lidhin ish-kryebashkiakun me figura të njohura të medias dhe politikës.

Burime nga hetimi konfirmojnë se në këto prova përmenden emrat e Mero Bazes, Carlo Bollinos, Visi, Lori Hoxhës, Ilir Yzeirit, Grida Dumës, mes të tjerëve. Sipas të dhënave të publikuara, këta emra lidhen me një skemë të mirëorganizuar për të ushtruar presion dhe shantazh ndaj prokurorëve.

Ka  informacione që janë bërë përgjime dhe janë zbuluar fakte që tregojnë sesi disa pronarë mediash kanë marrë fonde nga inceneratorët, duke propaganduar publikisht se ato ekzistonin, ndërkohë që realiteti ka treguar të kundërtën,” tha një burim nga hetimi.

Sipas këtyre të dhënave, mediat që kanë marrë para nga inceneratorët janë të njëjtat që përpiqen ta mbrojnë sot Veliajn, duke minimizuar rëndësinë e hetimeve dhe duke sulmuar prokurorët që po zbardhin çështjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.