E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK përgënjeshtron lajmet për arrestimin e Engjëll Agaçit dhe zyrtarëve të Kryeministrisë
Lajme

SPAK përgënjeshtron lajmet për arrestimin e Engjëll Agaçit dhe zyrtarëve të Kryeministrisë

Prej disa orësh, në redaksitë e Tiranës dhe më gjerë po qarkullon një SMS mbi arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, si dhe disa drejtorëve në Kryeministri.

Burime të Publik.al u interesuan pranë SPAK për të verifikuar këtë informacion, dhe përgjigja zyrtare ishte e qartë: “Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm!”

SMS-ja e shpërndarë gazetarëve dhe redaksive:

  • “Vec Agaçit, di gjë për kë kanë nxjerrë urdhërarresti SPAK? Se më thonë janë 4 drejtorë në Kryeministri.”
  • “Dëm 50 milionë euro shtetit.”
  • “Po thuhet se ka 12 masa arresti për në Kryeministri.”

Në realitet, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto pretendime. Nga verifikimet e bëra, rezulton se Engjëll Agaçi mban ende postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ndërsa prej disa ditësh ndodhet në Itali për arsye shëndetësore.

Për momentin, çdo informacion tjetër mbetet i pakonfirmuar dhe i pabazuar në burime të besueshme. SPAK nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me ndonjë masë arresti ndaj zyrtarëve të Kryeministrisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.