E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK po heton  pasuritë e deputetëve, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Asllan Dogjani!
Lajme

SPAK po heton pasuritë e deputetëve, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Asllan Dogjani!

Sipas informacioneve, SPAK ka vënë nën hetim disa emra të njohur në Parlament, teksa më i fundit është deputeti demokrat Asllan Dogjani. Ai pak ditë më parë u mor në pyetje nga prokurorët dhe refuzoi të japë detaje, mirëpo mësohet se është thirrur mbi hetimet që kanë nisur ndaj tij, pasi ka dyshime se ka fshehur pasurinë, duke mos e deklaruar atë saktë në deklarimin vjetor në ILDKP. Sipas informacioneve, SPAK ka dërguar shkresa në disa institucione, si Kadastra, ILDKP, etj, teksa pjesë e dosjes është bërë dhe dëshmia e deputetit.

Më herët shkoi në SPAK, Luan Baçi. Ai është shprehur se denoncimi ishte bërë nga një ‘patronazhist’ në Fier. Mësohet se Luan Baçin e ka çuar në SPAK shtetasi Aredin Behari. Në këtë kallëzim, shtetasi Behari pretendon se deputeti Baçi ka fshehur një pasuri prej gati 800 mijë euro nëpërmjet makinacioneve me një investim me njeriun e tij të afërt. Shtetasi Behari nëpërmjet provave tregon se si në periudhën 2010-2011 deputeti Luan Baçi, nëpërmjet bashkëshortes së tij, bën një investim në vlerën e 783 mijë eurove cash në një kompleks turistik në Vlorë. Shtetasi Behari pretendon se deputeti Baçi nuk e deklaron këtë investim, pasi i druhet një hetimi pasuror nga ana e SPAK.

Emër tjetër është Flamur Noka. SPAK ka nisur hetim pasuror për deputetin dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i të gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, bashkëshortes dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në të gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në të gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerjet e pronave apo akt marrëveshjet e tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.