Veprimet e Komisioneres Brunilda Bekteshi na çojnë në dyshim, se kontrolli i sistemit të drejtësisë është i kapur nga krimi dhe nga persona pa personalitet dhe të papastër të cilët kanë fshehur pasuri të panumërta.
Rasti që po ju parashtrojmë e parastruara kalojnë caqet e një skandali ekstrem i një punonjësi që kontrollon të drejtën në shtetin Shqiptar.
Rastet janë flagrant Kriminale.
Komisioneria Brunilda Bekteshi ka lidhur një kontratë noteriale e cila ka Nr 227 Rep dhe NR 96 Koll , datë 29.01.2009 përpara të noteres Albana Hoxha me NBG BANK e cila ka marë një kredi për blerjen e një shtëpie,
Kontrata noteriale Nr 227 Rep dhe NR 96 Koll , datë 29.01.2009është pjesë përbërse e sajë kartela e pasurisë me Zonë Kadastrale 8513, dhe nr. Pasurie 6/609+1-38, volum 78 , faqe 31, adresa e pasurisë është në Qytetin e Durrësit dhe pikërisht në Shkëmbin e Kavajës.
Kjo pronë është në emër të shtetasit Dorian Balla, dhe kjo shtëpi është bërë shitje me kusht në dy emra të tjerë të cilët duhet të hetohen nga ana e SPAK.
Për këtë rast falsifikimi lindin dyshime se :
A e ka fshehur Brunilda Bekteshi pasurisë me Zonë Kadastrale 8513 dhe nr. Pasurie 6/609+1-38, volum 78 , faqe 31 me ?
Çfar lidhje ka kartela e pasurisë me Zonë Kadastrale 8513 dhe nr. Pasurie 6/609+1-38, volum 78 , faqe 31 me kontratën Nr 227 Rep dhe NR 96 Koll , 29.01.2009 , pasi kartela e pasurisë mban vitin 2017 dhe jo vitin 2009 kur është bërë kontrata?
Çfar lidhjesh ka Brunilda Bekteshi me blersit e pasurisë me Zonë Kadastrale 8513 dhe nr. Pasurie 6/609+1-38, volum 78 , faqe 31?
Pse Brunilda Bekteshi ka fshehur pasurinë ndodhur në Zonën Kadastrale 8513 dhe nr. Pasurie 6/609+1-38, volum 78 , faqe 31?
Njëkohësisht po në kontratën Nr 227 Rep dhe NR 96 Koll , 29.01.2009 të noteres Albana Hoxha , për blerjen e kësaj pasurie është lënë peng shtëpia e blerë në vitin 2007, dhe pikërisht pasuria me nr 102/14+1-44, faqe 41, sipërfaqe 75.52 m2, ndodhur në zonën kadasterale 3292, me adresë rruga “Komuna e Parisit”, Selitë , Tiranë.
Në pikën 1 të kontratës së Nr 227 Rep dhe NR 96 Koll , 29.01.2009, të noteres Albana Hoxha , është e shkruajtur që kjo kredi është marë për blerjen e një shtëpie, e cila ndodhet në rrugën Sadik Petrela në qytetin e Tiranës.
Keto transaksione i janë fshehur ILDKPI ,duke e ngarkuar me përgjegjësi penale komisioneren Bekteshi.
Për këto fakte penale të publikuar institutcion I SPAK ka regjistruar proçedim penal në ngarkim të shtetases Brunilda Bekteshi me detyrë funksionale , komisionere ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit
SPAK regjistron proçedim penal për komisioneren Brunilda Bekteshi
Për Komisioneren Brunilda Bekteshi është e disata herë që është denoncuar nga media të ndryshme , për veprime të saja që janë në kundërshtim me ligjin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



