SPAK thërret ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani si dëshmitar për koncensionin e sterilizimit
Prokuroria e Posaçme ka thirrur ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri do të pyetet në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.

SPAK lëshoi në total 8 urdhër arreste, për dy prej të cilëve masat e sigurisë janë ekzekutuar, konkretisht u bë arrestimi i ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


