E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK-u do të hetojë pasuritë e zyrtarëve  të Veliajt
Lajme

SPAK-u do të hetojë pasuritë e zyrtarëve të Veliajt

Pas arrestimeve të bujshme të shumë drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët ky i fundit i mohoi duke i quajtur ish-zyrtarë, SPAK-u do të hetojë pasuritë e këtyre personave.

Taulant Tusha, Mariglen Qato, Redjan Molla, Eglantina Zere, Deborah Keçi, Enton Punavija, do t’u bëhet verifikimi i pasurive.

Një standard ky i deklaruar më parë nga kreu i këtij institucioni, Altin Dumani. Ky i fundit, në një takim me mediat, tha se SPAK-u tashmë ka vendosur një standard, ai i hetimit pasuror. Një hetim pasuror që do të bëhet për të gjithë drejtorët e Erion Veliajt, të cilët ndodhen pas prangave, që përveç faktit se u janë gjetur dokumente, komunikime, para, qarkullime dhe akuzohen për korrupsion, tashmë duhet të justifikojnë dhe pasuritë e tyre, duhet të justifikojnë miliona euro që kanë fituar nga posti që ata mbanin.

Ekskluzive/ SPAK-u do të hetojë pasuritë e zyrtarëve të

Altin Dumani

Një pjesë tjetër zyrtarësh të Bashkisë së Tiranës po vazhdojnë të hetohen në lidhje me dosjen “5D”.

Dosja “5D” është një kallëzim i bërë nga ish-deputeti dhe ish-kandidati i bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, i cili aktualisht është koordinatori i degës së kryeqytetit.

Një hetim që ka filluar kryesisht nga SPAK-u pas denoncimit të bërë publikisht nga Belind Këlliçi në një konferencë shtypi dhe më pas ka qenë po ish-deputeti, i cili ka çuar në kallëzim me dorën e tij në SPAK në lidhje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët jashtë kohës së zgjedhjeve, ishin edhe shtabi elektoral, i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky i fundit, sipas dyshimeve të opozitës dhe akuzave të bëra nga PD-ja, ka përdorur drejtorët e tij nëpërmjet subjekteve të ndryshme dhe aktiviteteve tregtare, të fitojnë tenderë, por paratë e fituara t’i përdorin për blerje votash dhe manipulimin e rezultatit zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.