E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK-u  urdhërarrest edhe për ish-sekretarin socialist të Këshillit Bashkiak në Durrës
Flash

SPAK-u urdhërarrest edhe për ish-sekretarin socialist të Këshillit Bashkiak në Durrës

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura” mes Italisë dhe Shqipërisë masë sigurie është lëshuar edhe për avokatin Armand Tragaj, ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës.

Armand Tragaj

Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste në disa qytete, përfshi Durrës, Vlorë, Fier, etj.

Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane, janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës.

Janë lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.

Si edhe administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.