Spak urdhër arrest për Plarent Dervishaj dhe Indrit Doklen
Në kuadër të mega-operacionit të SPAK, mesohet se urdhër arreste janë lëshuar për Plarent Dervishaj dhe Indrit Doklen.
Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020, ku në fakt duhet të qëndronte përjetë sipas vendimit të gjykatës.
Ai është një nga rivalët kryesorë të Ervis Martinajt i cili pagoi edhe Nuredin Dumanin për “kokën” e tij.
Ndërkohë, Plarent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.
Të dy janë të strehuar në Dubai dhe autoritetet shqiptare nuk kanë mundësi për ekstradimin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



