E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK vë nën akuzë për korrupsion deputetin socialist Plarent Ndreca
Lajme

SPAK vë nën akuzë për korrupsion deputetin socialist Plarent Ndreca

1 Korrik 2024, 15:43

Aferat me tenderat, SPAK merr të pandehur Plarent Ndrecën!

Në vitin 2019, Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Por këto tendera u veshën me dyshime të forta për korrupsion. Çështja u soll për herë të parë në publik nga një auditim i KLSH-së, pas të cilit organi auditues bëri edhe kallëzim në SPAK

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka marrë zyrtarisht nën akuzë deputetin socialist Plarent Ndreca. Mësohet se Ndrecës i është komunikuar akuza, e cila lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  po heton një tjetër funksionar të lartë të mazhorancës qeverisëse  deputetit socialist .

Plarent Ndreca është zyrtarishtp nën akuzë për korrupsion, në lidhje me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë.

Në vitin 2019, zoti Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, periudhë gjatë së cilës kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Këto tendera kanë qenë të mbuluara me dyshime të forta për korrupsion, dyshime që janë forcuar nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Pas këtij auditimi, KLSH-ja bëri edhe një kallëzim zyrtar në SPAK.

Dy ditë më parë, prokurorët e SPAK morën në pyetje ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për më shumë se një orë e gjysmë. Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e tenderave nën hetim nga SPAK. Ndërkohë, Ndreca duket se është në pozita më të vështira në raport me hetimin, duke qenë se akuzat e drejtpërdrejta lidhen me veprimtarinë e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Hetimet e SPAK tregojnë edhe një herë se askush nuk është mbi ligjin dhe se korrupsioni nuk do të tolerohet në asnjë nivel të qeverisjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.