E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zbardh disa ngjarje kriminale në vend!
Lajme

SPAK zbardh disa ngjarje kriminale në vend!

Nga ekzekutimi i “Kumbarit”, tek atentati dështuar ndaj Taulant Pepës dhe vrasja e njerëzve të Ervis Martianjt

SPAK ka lëshuar 50 urdhër arreste pas zbërthimit të disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në vend.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka hedhur dritë mbi vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Sipas burimeve, vrasjet e njerëzve të biznesmenit kanë ndodhur për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit.

Gjithashtu është zbardhur ekzekutimi e biznesmenit Bardhok Pllanaj, ngjarje kriminale e ndodhur në Shkodër më 4 prill 2021.

Bardhok Pllanaj, i cili u qëllua për vdekje me kallashnikov, njihej edhe me nofkën “Kumbari”.

Ndërkohë mësohet se është hedhur dritë mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021, po ashtu në qytetin e Shkodrës.

Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.