E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zbarkon në paraburgimin ku ndodhet Veliaj
Lajme

SPAK zbarkon në paraburgimin ku ndodhet Veliaj

Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve

SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit.

SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar.

Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.