E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spanja eleminohet nga  Maroku me penallti
Lajme

Spanja eleminohet nga Maroku me penallti

Në stadiumin “Education City” u luajt sfida mes Marokut dhe Spanjës, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Botës “Katar”, shkruan Syri.net.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, me Marokun që i ka rezistuar mjaft mirë “Furisë së Kuqe”.

Edhe në kohën shtesë (2 pjesë nga 15 minuta) rezultati mbeti i pandryshuar dhe për të përcaktuar fituesin u nevojitën gjuajtjet e 11-metërshave.

Më të saktë nga penalltitë u treguan marokenët, që fituan 3-0, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinalet e një Botërori.

Kujtojmë që Spanja doli e dyta në grup, duke lënë jashtë Botërorit Gjermaninë.

Maroku do të përballet në çerekfinale me fituesin e sfidës Portugali-Zvicër, e cila do të luhet sot në orën 20:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.