E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spanja fiton kupën e botës  pas 16-vitesh
Sport

Spanja fiton kupën e botës pas 16-vitesh

Spanja shpallet kampione e botës, mposht Argjentinën pas 120 minutash në finalen e madhe

Spanja është kampionia e re e botës. “La Roja” triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës në finalen spektakolare të zhvilluar në “MetLife Stadium”, duke siguruar trofeun vetëm pas 120 minutash lojë.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente e nisi më mirë takimin dhe krijoi rastin e parë të rrezikshëm që në minutën e pestë, kur Lamin Jamal provoi pas asistit të Dani Olmos, por goditja e tij u devijua nga Lisandro Martínez dhe u ndal nga Emiliano Martínez.

Argjentina reagoi menjëherë. Vetëm një minutë më vonë, Lionel Messi depërtoi në zonë pas një kundërsulmi të shpejtë, por portieri Unai Simón ndërhyri në kohë dhe shmangu golin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Edhe fraksioni i dytë nisi me dominimin e spanjollëve. Aleks Baena rrezikoi në minutën e 46-të, por Emiliano Martínez vazhdoi të ishte vendimtar mes shtyllave.

Minutat e fundit të kohës së rregullt sollën emocione të forta. Nico Williams iu afrua golit, por u ndal sërish nga portieri argjentinas. Më pas, Argjentina mbeti me 10 lojtarë, pasi Enzo Fernández u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Pau Cubarsí. Në minutat shtesë, Lamin Jamal provoi nga goditja e dënimit, por Emiliano Martínez realizoi një tjetër pritje spektakolare.

Me rezultatin 0-0 pas 90 minutave, finalja shkoi në kohën shtesë.

Spanja vazhdoi të ushtrojë presion edhe në shtesë. Në minutën e 93-të, Nico Williams rrezikoi me kokë, ndërsa tre minuta më vonë topi përfundoi në rrjetë, por arbitri anuloi golin për faull të Mikel Merinos ndaj Nicolás Otamendit.

Momenti vendimtar erdhi në pjesën e dytë të shtesës. Pas një krosimi në zonë dhe asistit të Nico Williams, Ferran Torres realizoi golin e vetëm të finales, duke vulosur triumfin e Spanjës.

Me këtë fitore, Spanja ngjitet sërish në majën e futbollit botëror dhe fiton Kupën e dytë të Botës në historinë e saj, pas suksesit të vitit 2010. Argjentina, kampione në fuqi, nuk arriti të mbrojë titullin, ndërsa Ferran Torres hyn në historinë e futbollit spanjoll si autori i golit që riktheu “La Roja” në fronin e botës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.