E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spartak Braho: Mund të vritet një deputet me këto iniciale! I them të ketë kujdes
Lajme

Spartak Braho: Mund të vritet një deputet me këto iniciale! I them të ketë kujdes

Në një intervistë në Top Neës, ai ka paralajmëruar se mund të vritet dhe një deputet i PD-së.

“Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbullë se ku e di ai, po përsëri me dhunë.  Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet 96, grushti  shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të hunës mund të arrihet gjithçka”, tha Braho.

Ish-deputeti Braho madje ka bërë të ditura dhe inicialet e deputetit që rrezikon të vritet, duke e paralajmëruar që të ketë kujdes.

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai.

I pyetur se ku ka i ka këto informacione, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.

“Mos kenë iluzione, ore do të kenë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Beirshën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.