E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Spastrimi etnik” modern i Shqipërisë
Lajme

“Spastrimi etnik” modern i Shqipërisë

Shqipëria që po zbrazet,kush po na e shuan të ardhmen?

Naim Noka| Publik.al|Opinion Dita në kryeqytetin e Shqipërisë nis me rutinën e zakonshme: dikush shkon në punë, dikush në shkollë, dikush në spital e dikush në burg. Por pas fasadës së Tiranës së mbipopulluar dhe e përdhunuar nga përbindëshit qiellgërvishtës të betonit, shifrat tregojnë një realitet krejt tjetër: shqiptarët po largohen, lindjet po bien, shkollat po boshatisen, bizneset po mbyllen dhe spitalet mbeten pa mjekë e infermierë. Shoqëria është në krizë dhe Shqipëria renditet e nënta në botë për normën e zvogëlimit të popullsisë.

Një rreth vicioz i ndërtuar me vetëdije

Kjo situatë nuk është rastësi. Është pasojë e një rrethi vicioz të ushqyer nga pseudoliderë të tipit Rama  që e shohin shtetin si transaksion, si çiflik pasionesh.  Të gjithë pa përjashtim janë aktorë që investojnë në urrejtjen e shqiptarëve ndaj vetë vendit të tyre. Ky plan i heshtur, i shtrirë në kohë, po shndërrohet në një “spastrim etnik” modern: jo me dhunë të drejtpërdrejtë, por me shtrëngesë ekonomike dhe me izolim psikologjik.

Thikat e përditshme në ndërgjegjen tonë

Çdo ditë, individit i serviren mesazhe që e shtyjnë drejt dorëzimit pa kushte:

“Mos u merr me politikë, Rama është mbret,shiko punën tënde se ke kredi dhe borxhe.”

“Familje këtu nuk ndërton dot, shiko çmimet e shtëpive.”

“Ky vend ka marrë fund shiko opozitën, ik jashtë e shpëto veten.”

Këto janë thika që ngulen në ndërgjegjen e çdo qytetari për ta bërë të braktisë vendin dhe të mohojë rrënjët e veta. Por mosangazhimi në politikë do të thotë faliment pa kushte përballë ca hajdutëve pa din e iman ose me thjeshtë fare   mola e kombit. Pamundësia për të ndërtuar jetën këtu është një fatkeqësi, jo zgjedhje. Dhe braktisja e atdheut nuk është “zgjidhje”, por traumë e pashërueshme: në Shqipërinë që po shuhet, dhe e ardhmja jonë po bëhet kurban nga një grusht hajnash. Po shuhet përditë gjithçka që na lanë  të parët tanë. Shkurt hesapi, po shuhet kombi.

Një shoqëri që shpërblen militantizmin, jo meritën

Dekada të tëra manipulimi kanë gërryer ndërgjegjen qytetare. Manualet e BE-së na mësojnë se fatkeqësitë përballohen nga komuniteti, por këtu ende promovohet pabesia për të fituar me çdo kusht. Flitet për meritokraci, por shpërblehet injoranti,  dhe militanti patronazhist. Evokohet gjoja në mbrojtje të familjes, por i forti glorifikohet edhe kur shkel çdo normë morale e shoqërore.

Koha për të thyer hipokrizinë

Nuk kërkohet që të gjithë të sakrifikojnë interesat personale për të luftuar për drejtësinë. Por secili duhet të ndalojë hipokrizinë brenda vetes. Sepse jeta nuk është garë se kush konsumon më shumë, kush ha e dhjet bukur në instagram,por një detyrim për të përdorur arsyen  organin mes dy veshëve që, ndonëse peshon vetëm 2% të trupit, shpenzon 20% të energjisë.

Shqipëria po zbrazet, por e ardhmja e saj varet nga ndërgjegjja jonë sot. Mos prisni që një tufë pashallarësh hajdutë, që e konsiderojnë Shqipërinë plaçkë të tyre,  që natën e vjedhin, e shesin e betonizojnë nga Vermoshi në Konispol dhe ditën pasi zgërdhihen në atë palo Kuvend  turren lokaleve të Tiranës, pasi mbushin stomakun me krudo  dhe  thartojnë atë çik mendje me verëra të shtrenjta, kthehen në darkë dhe dhjesin rehat kush në banjot moderne të vilave pa ujë në Sauk  e kush në sarajet  e rrethinat  e Tiranës. Por dreqi ta hajë, a nuk kryejnë  nevoja fiziologjike  edhe kafshët në fermë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.