E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spektakël fishezjarresh në Tiranë dhe qytetet kryesore
Lajme

Spektakël fishezjarresh në Tiranë dhe qytetet kryesore

Ndryshe nga viti i shkuar, qytetarët festojnë këtë natë ndërrimin e viteve të çliruar nga ora policore, ku disa kanë zgjedhur restorantet e bar-et, ndërsa të tjerë e kremtojnë festën në shtëpi.

Vitit të Ri 2022, i parapriu një koncert në Sheshin Skënderbej, i organizuar nga Bashkia e Tiranës ku performuan dy artistët e njohur Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj. Qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri pikërisht në sheshin qendror të kryeqytetit në tingujt e muzikës, që e bënë atmosferën edhe më elektrizuese.

Nuk mungoi edhe urimi nga kryebashkiaku Erjon Veliaj i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa uruan të gjithë shqiptarët.

Urimit për shumë vjet Gëzuar i bashkohet edhe Gazeta Panorama, që së bashku me stafin e saj përcjell urimet me të mira për 2022-shin; Fat, Mbarësi dhe Begati në çdo familje shqiptare. GËZUAR 2022-shin!

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.