E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spille dhe Velipojë dy të mbytur  brenda ditës
Lajme

Spille dhe Velipojë dy të mbytur brenda ditës

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme pasi janë mbytur në bregdetin shqiptar.

Në plazhin e Spiellesë, një 66-vjeçar me iniciale M.H ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në det pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave vijojnë ende.

Ndërkohë që pak minuta më parë, një person rreth moshës 60-vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë. 60-vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë.

Ka dyshime se edhe ky 60-vjeçar ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak. Ndërkohë që pushuesit kanë treguar se trupi i pajetë i 60-vjeçarit ka qëndruar për afro 15 minuta mbi ujë sepse nuk e dinin nëse ishte mbytur apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.