Spirapali reagon pasi u zgjodh drejtuese politike e qarkut Tiranë: E nderuar për marrjen e detyrës!
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është zgjedhur drejtuese politike e qarkut të Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali, e cila ka drejtuar qarkun e Shkodrës, u shpreh se ndjehet e nderuar me detyrën e rem ndërsa premtoi se do të garantojë fitoren.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.
E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!
Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë.
Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



