E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali dhe Dash Sula debate për veshjet firmato: Edhe ju nuk visheni keq
Lajme

Spiropali dhe Dash Sula debate për veshjet firmato: Edhe ju nuk visheni keq

Deputeti Dashnor Sula është përfshirë në debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare.

Sula e kritikoi pasi ka bashkuar numrin e pikave në mënyrë që opozita mos ketë kohë për diskutim.

Replikat:

Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores.

Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.

Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje. Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.

Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera.

Spiropali: Të kam parë nuk vishesh keq as ti zoti Sula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.