Spiropali i kthehet Berishës : Të braktisën nga Jugu në Veri …
Elisa Spiropali Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin duke bërë ironi i është kthyer ish kryeminstrit Sali Berisha duke I theksuar se shqiptarët e braktisën nga Jugu në Veri .
Gjatë fjalimit të saj ajo është shprehur se Berishën e rrëzuan nga Shkodra, e mohoi Tirana, e braktisi Tropoja dhe e nëmi Kamza në zgjedhjet e 14 majit.
“Si gishti i kryetarit, parafolësi akuzon dhe mashtron. Ky burrë dikur zelltar i regjimit, të drejtën dhe të ligën, të drejtën e gabuar dhe të ndershmen e rikthen. Si kurrë më parë, është rikthyer për hall personal. Sali Berisha e udhëhoqi partinë e tij dhe gjysmën tjetër në një humbje tjetër dhe e bëri të ngjajë si fitore. Hupe Sali hupe. Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug. Vetëm ti se ke kuptuar se shpresa jote për rilindje ka perënduar. Të rrëzoi Shkodra dhe të mohoi Tirana, të braktisi Tropoja dhe të nëmi Kamza. Nuk i dha nam nishanit tënd të humbur Gjirokastra. Të refuzuan si kujtim të lig rreth 95% e shqiptarëve. Kishte vetëm një rrugë që të kishte ngelur. Burri thyhet por nuk përhumbet. Ti iu përule vesit dhe thirre në apel vesin tënd. Të shesësh si realitet dynjanë tënde paralele. ‘Më vodhën makineria shtetërore’ lum i një rrëkeje mediokre. U dërgj në gjithë Shqipërisë për të përmbysur rezultatin. Sarreqi dhe Parruca dhe Rusi e Dudasi, Skënderbeu të bën të derdhesh mënd në Zall të Kirit. Bërdica, Ana e Malit, nga e gjithë Shkodra, i poshtërove. Iu the ‘pengje e banditë’.”, u shpreh Spiropali .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



