Spiropali: Kemi informacione që në periferi ata po blejnë varfërinë e fëmijëve…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke komentuar fjalët e Berishës i cili deklaroi se “Rama e vrau për herë të dytë Klodianin me paratë që i dha familjes”, tha se Berisha duhet të kujtojë 4 vrasjet që bëri në 21 janar dhe rastin e Gërdecit.
Ministrja u shpreh se ish-kryeministri dhe Lulzim Basha duhet të dënohen, por këtë gjë s’e bën dot Rama, por Prokuroria dhe Gjykata.
Lidhur me protestat e fundit, Spiropali deklaroi se PS ka fakte dhe prova që opozita po paguan fëmijët që të dalin në protestë dhe nxisin dhunë, shkatërrojnë e djegin institucione.
Pyetje: Ju më herët keni thënë duke përmendur 21 janarin dhe Gërdecin, se do të ndëshkoni dhe do fusni në burg Berishën apo Bashën. Sot 8 vite më pas, a vlejnë argumentet e tilla për sa kohë Berisha është duke folur në një studio tjetër? Nëse do kishit kaq shumë fakte dhe prova pse s’janë në burg këta? Arta Dade ka thënë dikur ose Sali Berisha apo Basha në burg ose t‘i kërojnë flaje opinionit publik.
Spiropali: Po të ishte Arta Dade kryetarja e PS t’i fuste në burg. Të përdorim logjikë. PS nuk është Prokurori, Rama nuk është Prokurori i Përgjithshëm. Berisha e ka pranuar vetë që i ka vrarë ata qytetarë në 21 janar. Meqënëse ka përmendur pensionin ndaj babait të Klodian Rashës, ai që nuk pranon që ka përgjeggjësi shteti, i them që familjarët janë zvarritur në procese të manipuluara nga shteti, s’pranuan as lekë. Prandaj duam drejtësi ne. Edhe kur vrasjet ishin para syve. Këta gjyqtarë dhe prokurorë duam ne të fusim në burg. Faktet janë në dritë të diellit, të dënohen përgjegjësit. Sepse kur nuk dënohet do dalin në televizone që i pagujnë vetë, dhe na tregojnë ne se cila është e vërteta. Standarti ynë është tjetër nga i atyre. Lleshaj dha dorëheqjen ndërsa Basha i vrau dhe jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por u bë lideri i opozitës. Dëgjoni, ne kemi të dhëna të sakta që në disa zona periferike, por dhe më tej në bashki të tjera ka të dhëna që këta blejnë varfërinë e familjes.
Pyetje: A është kjo përgjegjësi e juaja? Që ka njerëz që janë në varfëri dhe bien pre e politikës?
Spiropali: Jo moj zonjë jo, nuk është varfëri kaq e madhe. Dhe 10 apo 1 person të jetë. Nuk kemi të bëjmë me një protestë si 21 janari që ishin dhjetëra në protestë, janë pak në numër. Nuk mund të pretendoni që atë që nuk është bërë në 30 vite ta bëjmë ne si me magji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



