E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali mbron komisionin anti-SPAK
Lajme

Spiropali mbron komisionin anti-SPAK

Ministrja për Shtetin dhe marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh në Kuvend për komisionin anti-SPAK, se nëpërmjet tij do të krijohet një plan kombëtar, jo vetëm kundër korrupsionit, por edhe për qeverisjen e mirë.

Kështu Elisa e inceneratorëve mbron komisionin anti-SPAK, që pritet të votohet nga Kuvendi dhe që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

“Do ta bëjmë një komision që përfshin jo vetëm diskutime, por do ta ngremë në nivelin e një komisioni që do krijojë një plan kombëtar, jo vetëm kundër korrupsionit, por edhe për qeverisjen e mirë. Ju Basha thoni që mbështesni reformën në drejtësi, por kur ishit në krye të kësaj partie, braktisët zgjedhjet dhe Kuvendin, për të mos votuar ligjet që vinin nga reforma në drejtësi. Kur ishit në kalë, ju keni shpëtuar me procedurë nga hetimet dhe gjykimet. Ju ishit dakord me babain tuaj politik”, u shpreh Spiropali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.