Spiropali: Metës, pushka-top t’u bëhet
Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për akuzat e Metës ndaj qeverisë dhe protestën e organizuar nga kreu i vendit në 2 mars, duke thënë se e kanë marrë seriozisht, por nuk ndihen të frikësuar pasi janë mësuar me protesta.
Ajo thotë se Meta po shkel Kushtetutën dhe është i angazhuar për të dëmtuar Shqipërinë.
Spiropali është shprehur se do të vazhdohen procedurat në Kuvendin e Shqipërisë, dhe do të shohim se si do të shkojë puna e Metësnë krye të Presidencës.
E pyetur se pse PS e shantazhon Metën çdo herë me reformën në drejtësi, Spiropali ka thënë se kjo ishte arsyeja që Partia Socialiste u nda nga koalicioni me partnerët e saj të LSI.
Pjesë nga fjala e Spiropalit:
“Po shkel Kushtetutën, po del jashtë kompetencave.
Të japë dorëheqjen dhe të luftojë me Lulzim Bashën për kreun e opozitës.
Ne do vazhdojmë me procedurat në Kuvendin e Shqipërisë, dhe do të shohim si do shkojë puna e Metës në krye të Presidencës.
Lulzim Basha kanisur një kurs të ri, është i arsyeshëm, edhe në mënyrën si ragon për koronavirusin apo tërmetin.
Është në presionin e jashtëzakonshëm e këtyre ngjarjeve.
Këtë iniciativë të Metës e shoh si një aksion të izoluar të LSI dhe Metës, si i angazhuar fuqimisht për të dëmtuar Shqipërinë.
Në momentin që duhej të votohej reforma në drejtësi, ju e mbani mend shpërthimin ndaj ambasadorëve.
Vetingun nuk e ka mbështetur.
Cdo hap që ka hedhur reforma në drejtësi, tani që u ngrit SPAK dhe BKH, sërish ka nisur një valë e re shpërthimesh.
Meta zgjodhi ta shkelte Kushtetutrën me qëllim.
Ndarja jonë me ish partnerin, LSI ka ardhur për shkak të reformës në drejtësi.
Donte të emëronte në Gjykatën Kushtetuese një gjyqtare të radhitur e katërta nga KED.
Presidenti shtyu zgjedhjet, i hodhi benzinë zjarrit dhe jemi në pikën ku ka dalë jashtë cdo funksioni.
Nuk e kemi marrë me tallje, seriozisht e kemi marrë, prandaj ngritëm komisionin hetimor, por ska lidhje me individin, por me institucionin.
Presidenca është marrë peng dhe s’duan tja dijnë për kompetencat e tyre institucionale.
Janë në opozitë, le të bëjë protestë, pushka – top t’u bëhet.
Le ta provojë dhe cdo qytetar që është i arsyeshëm do ta kuptojë që ky njeri ka dalë jashtë cdo binari institucional.
Provuan një vit të tërë, nuk është protesta e parë.
Me molotov sulmuan institucionet, dolën nga parlamenti, ne sdo ti hidhnim lule.
Populli nuk e shpëton dot, le ta provojë.
Shpresojmë që PD, ti kthehet arsyes dhe mos të ndjekë Presidentin”, tha ndër të tjera Spiropali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



