Në komision ka pasur replika mes Elisa Spiropalit dhe Gent Strazimitrit. Deputetja e ka provokuar Strazimirin duke e pyetur për Babalen.
Spiropali-Strazimirit: Si e keni babalen? Lejojini komisionet që të bëjnë punën e tyre. Qëndroni deri në fund dhe do ta shohim si do të shkojë çështja e Babales.
Klodiana Spahiu: Kemi ardhur këtu për respekt të kalendarit të punës. Këtë e bëni që të pengoni integrimin e vendit.
Spaho: Çfarë duhet të bëjmë? Të presim 3 vite si për Saimir tahirin?
Spiropali: Jeni zhytur në gjirizëm e krimit dhe prej andej po hidhni gurë ndaj Shqipërisë në BE. Këto gurë do ju bien kokës.
Spiropali: Ju keni konsumuar një puç kombëtar që nuk është me armë si ai i ’98 por është i rëndë…



