Spiropalizimi i rinisë shqiptare
Në kohën që shkollat janë me turne, gjimnazet dhe universitetet janë mbyllur, në Librazhd kërcet festa nën kujdesin dhe sponsorizimin e Rilindjes.
Ajo çka të vret sytë në gjithë këtë proces, nuk janë akuzat qesharake të Edi Ramës për opozitën se po përhap virusin; nuk janë as policët e Edi Ramës që të gjobisin kur ecën vetëm në rrugë dhe je pa maskë.
Ajo çka të vret sytë dhe veshët, është fjalimi i frikshëm dhe i turpshëm i Brisilda Biçakut e cila është kryetarja e të rinjve socialistë në Librazhd.
Me paturpësinë e Spiropalit që spërdridhej në Kamëz me dhjetra të rinj që bëjnë shkollën me turne, Brisida Biçaku i fton të rinjtë, që kanë pothuajse dy vite që bëjnë mësim online, të grumbullohen në një ambient të mbyllur dhe të festojnë me një kusht të vetëm; me celularët fikur.
Kjo festë nuk duhet të pasqyrohet askund, pasi media mund të shfaqë perversitetin rilindas që largon studentët nga auditori për t’i kyçur në festa mbrëmjeve.
Biçaku jep edhe udhëzime mashtrimi gjatë fjalimit të saj, duke thënë në ligjëratë të drejtë- Nëse një shoku juaj pi shumë dhe bën video, ju duhet t’ia merrni celularin dhe t’ia fshini. Nëse gjithçka shkon mirë kësaj here, kur të vijë Rama në Librazhd përsëri, do të kemi festë.
Brisilda Biçaku nuk është gjë tjetër, veçse një e re e spiropalizuar. E frikshmja në këtë mes është që qindra të rinj që ishin në atë festë, janë në proces spiropalizimi, pasi modeli që i udhëzon të festojnë në fshehtësi është model i mashtrimit.
Spiropalizimi i të rinjve shqiptarë dhe futja e tyre në labirintet festave të fshehta, është këmbanë alarmi për çdo familje shqiptare.
Spiropali është modeli i fundit që duhet të ndjekë një i ri ose e re. Spiropali përfaqëson qelbëzimin moral të një shoqërie.
Post Scriptum- E kam thënë dhe e rithem- Vota kundër Rilindjes është votë kundër perversitetit. Është votë kundër qelbëzimit moral të Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




