E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spitali COVID e lë të vdesë jashtë, se ishte ‘i palarë’
Publik News

Spitali COVID e lë të vdesë jashtë, se ishte ‘i palarë’

Qytetari Kreshnik Kaçi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas sorollatjes që iu bë për 48 orë sepse ishte i palarë, siç denoncuan fqinjët e tij. Lajmi për ndarjen nga jeta e 42 vjeçarit që u nxor nga spitali dhe u la në mes të rrugës konfirmohet nga komshinjtë e të ndjerit.

Ndihma iu mohua nga spitali i Traumës, ndërkohë mësohet se Kaçi ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2, ku dhe u dërgua pas denoncimit.

Pak ditë më parë, në redaksinë e Fax News ka mbërritur një denoncim ku një qytetar ka denoncuar rastin e një qytetari i cili banonte i vetëm në shtëpi i ka kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore për ndihmë dhe ata nuk kanë pranuar.

Denoncuesit, komshinjë të qytetarit të cilit nuk i është ofruar shërbimi, tregojnë për FaxNews se si ambulanca refuzoi fillimisht të merrte qytetarin për ta çuar në spital, pasi ai nuk ishte pastruar.

Ndërkohë pasi komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, ata e çuan në spitalin e Traumës. Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim.

Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për rastin, ndërsa menjëherë kanë telefonuar redaksinë e FaxNews ku i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin të moshuarin dhe ta mjekojnë, pasi nuk e dinë se nga çfarë vuan.

30 minuta pas denoncimit në FaxNews, ambulanca e ka marrë sërish burrin dhe nga Spitali i Traumës e kanë dërguar në Spitalin Nënë Tereza.

ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.