E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spitali i Tepelenës do të mbyllet , qytetarët: Do vdesim!
Lajme

Spitali i Tepelenës do të mbyllet , qytetarët: Do vdesim!

Mjekëve të Spitalit të Tepelenës iu ka mbërritur një urdhër për mbylljen e spitalit që nga viti 2024 e në vazhdim dhe kthimin e tij në një spital ditor.

Por ata dhe qytetarët nuk janë dakord me një urdhër të tillë, të marrë pa u konsultuar dhe pa bërë një dëgjesë publike me vetë banorët.

Mjekët e këtij spitali, në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu dhe deputetëve e zyrtarëve të tjerë të zonës, kanë listuar arsyet pse ky spital nuk duhet mbyllur.

Ata thonë se janë rreth 38000 banorë nga Memaliaj e Tepelena që marrin shërbim spitalor në këtë spital dhe mbyllja e tij do ndikonte negativisht, kryesisht te fëmijët dhe të moshuarit.

Mjekët duke përmendur faktin se në këtë spital vizitat mjekësore janë shtuar përgjatë vitit 2023, kërkojnë rishqyrtimin e këtij vendimi bashkë me banorët që janë më të prekurit.

Këta të fundit janë tepër të shqetësuar pasi thonë se pa shërbim shëndetësor spitalor do të vdesin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.