Spotify shkurton stafin, mijëra punonjës largohen nga puna
Gjigandi suedez i transmetimit të muzikës “Spotify” do të shkurtojë 6% të 10,000 punonjësve të tij, duke përmendur nevojën për të përmirësuar efikasitetin.
Spotify nuk ka publikuar kurrë një fitim neto gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga popullariteti i tij në tregun muzikor në internet.
Ky njoftim vjen pasi të njëjtën gjë njfotuan dhe Microsoft dhe Alphabet.
Alphabet, e cila zotëron Google, tha se do të largonte 12,000 punonjës, ndërsa Microsoft tha se deri në 10,000 punonjës do të humbnin punën e tyre.
Kompania suedeze, e cila është e listuar në Bursën e Nju Jorkut, ka investuar shumë që nga fillimi i saj, për të nxitur rritjen me zgjerime në tregje të reja dhe, në vitet e mëvonshme, me përmbajtje ekskluzive si podkastet.
Kompania bëri me dije në tetor se do të ngadalësonte punësimin për pjesën tjetër të vitit dhe në 2023.
Njoftimi i Spotify vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po përballen me rënie për shkak të pandemisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



