E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stafi I Ambasadës Amerikane I Jep Lamtumirën Yuri Kim
Lajme

Stafi I Ambasadës Amerikane I Jep Lamtumirën Yuri Kim

Dhurata E Veçantë Për Ambasadoren Në Ikje

Komuniteti i selisë amerikane është mbledhur për t’i dhënë lamtumirën ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila do largohet nga ky post.

Në një postim në Faceebok, Ambasada shpreh vlerësimet dhe mirënjohje ndaj saj për përpjekjet e bëra për vijimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC.

Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri.

Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, shkruhet në postim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.