Stano paralajmëron të njëjtat masa edhe për Serbinë
Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar, pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre dhe rezistencës së banorëve lokalë serbë. Për shkak të kësaj gjendjeje, Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese kundër Kosovës për mosndërmarrjen e veprimeve për shtensionim të situatës në veri.
Masat përfshijnë pezullimin e punës së organeve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, pezullimin e ftesave në ngjarje të nivelit të lartë, ndërsa vizitat dypalëshe do të jenë të kufizuara. Programimi i fondeve për Kosovën dhe propozimet e investimeve në Ballkanin Perëndimor gjithashtu janë pezulluar. Zëdhënësi i BE-së, Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se këto masa janë të përkohshme. Ai gjithashtu tha se BE-ja është duke monitoruar Serbinë, dhe në rast se nuk i përmbushin kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe ndaj saj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar masat, duke i vlerësuar ato si të padrejta, por BE-ja insiston në hapat e pritshëm për de-përshkallëzim të situatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



