Starton festivali i muzikës ION, mijëra zbarkojnë në Dhërmi
Kush tha se ka mbaruar sezoni turistik në Dhërmi? Festivali i muzikës ION sjell mijëra turistë të huaj në shtator.
Jugu i Shqipērisë tashmë është bērë nje destinacion jo vetëm për detin dhe bukuritë përrallore por edhe për eventet muzikore. Festifalet muzikore po zgjasin sezonin turistik .
Mijera adhururs të muzikës do mblidhen këtë javë në Dhërmi duke gjallëruar mbi 150 hotelet dhe baret deri në fund të shtatorit. Pas dy viteve të vështira të pandemisë Riviera po pret mijëra pushues nga e gjithë bota falë audiencës së festivaleve ndërkombëtare të muzikes si KALA, ION, Explorations, dhe Hospitality on the Beach.
Katër festivalet e muzikës do ndikojnë në ekonominë e bizneseve rreth 12 ml euro.
Zinxhiri i biznesve të vogla, që nga baret, restorantet, hotelet, transporti, dhe guidat turistike do vijojë si të ishte piku i sezonit turistik korriku apo gushti. Festivali ION do mbledhë mbi 3 mijë pjesêmatrês nga Britania dhe Europa këtë javë në Dhërmi. Do të përformojnë mbi 70 artistë ndërkombëtarë në festivalin ION të muzikēs.
Kjo javë përkon dhe me Javēn Britanike në Tiranë. 100 vite më parë u zyrtarizuan marredhëniet diplomatike mes Tiranës dhe Britanisë së Madhe. Organizatorët e Festivalit ION kanë një ftesë për të rinjtë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që ti bashkohen ketij festivali me famë botërore dhe të festojmë në bregun e mrekullueshmëm jonian.
Pergatiti: E. Çaushi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



