E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Statistikat e Messit dhe Ronaldos që tregojnë se ata janë më të mirët
Sport

Statistikat e Messit dhe Ronaldos që tregojnë se ata janë më të mirët

Herë pas here, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë dëshmuar aftësinë e tyre në forma të ndryshme, duke i nxitur shumë njerëz të besojnë se ata të dy janë futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti.

Përderisa në garë për këtë titull janë edhe shumë ish-futbollistë të tjerë legjendarë, si Pele, Diego Maradona dhe Johan Cruyff, dy pesë-herë fituesit e Topit të Artë konsiderohen nga shumë persona si më të mirët, transmeton Gazeta Express.

Për këtë arsye, World Football ka bashkëpunuar me gazetarin John Burn-Murdoch të Financial Times dhe e ka publikuar një listë me statistikat e tyre sa i përket golave të shënuara, duke i krahasuar ata me lojtarët e tjerë, që nga vitet e 80-ta.

Kapiteni i Barcelonës i ka shënuar 579 gola dhe i shënon mesatarisht 0.97 gola për 90 minuta. Ndërsa, ylli i Juventusi i ka ndëshkuar kundërshtarët e tij plot 586 herë dhe i shënon mesatarisht 0.84 gola për 90 minuta.

Përderisa që të dy lojtarët e kanë kaluar shifrën prej 500 golave, dhe janë shumë afër për t’i arritur 600 gola, pas tyre renditet Zlatan Ibrahimovic me 364 gola.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul, i ka shënuar 363 gola, ndërsa ikona e Premierligës, Alan Shearer, 341 të tilla. Sa i përket Top 40 golashënuesve më të mirë që nga vitet e 80-ta, argjentinasi dhe portugezi e shfaqin përsëri dominimin e tyre në futboll. Të dhënat e World Football mund t’i shikoni më poshtë.

Përderisa që të dy futbollistët e kanë kaluar moshën 30-vjeçare, ata nuk kanë treguar asnjë shenjë se janë duke e ulur nivelin e tyre të lojës. Megjithatë, deri më tani, në këtë sezon, Messi ka statistika më mbresëlënëse.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.