E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Statistikat/  Shikoni vlerësimin e bomberit Uzuni pas golit të radhës
Lajme

Statistikat/ Shikoni vlerësimin e bomberit Uzuni pas golit të radhës

Myrto Uzuni më në fund theu mallkimin e këtij edicioni në La Liga 2. Bomberi i Granada, i cili kryeson renditjen e golashënuesve në këtë kampionat, kishte shënuar me vazhdimësi, por vetëm në ndeshjet në fushën e skuadrës së vet.

Sot, përballë Vijareal B, në stadiumin e njohur ”La Ceramica”, ai ia doli që të thyente këtë mallkim me nje gol fantastik që solli rezultatin 2-0 për skuadrën e tij dhe vulosi më pas fitoren me të njëjtat shifra, për ta mbajtur në garë për ngjitjen direkte në La Liga.

Uzuni kishte edhe mundësi të tjera shënimi, teksa nuk ia dha edhe një penallti në fundin e ndeshjes, pas një kontakti në zonë. Megjithatë, statistikat e përpiluara nga SOFASCORE tregojnë se sulmuesi shqiptar ka qenë mjaft efektiv në lojën e tij edhe duke dhënë pasime e krosime për shokët e skuadrës,. Paraqitje e cila i ka siguruar atij notën 7,1 për ndeshjen ku shënoi golin e 15 në këtë kampionat.

WhatsApp Image 2023-02-05 at 4.24.43 PM

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.