E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Statusi i Ramalës: Burgun për shkelësit do e miratojmë në parlament
Publik News

Statusi i Ramalës: Burgun për shkelësit do e miratojmë në parlament

Edi Rama ka bërë të ditur sot se të gjitha masat që do të çojnë në burg shkelësit e rregullave, do ti miratojë në parlament shumë shpejt.

Ndërsa njerëzit presin lëshime për të lëvizur, Rama thotë se do të ketë gjoba e burg.

Reagimi i Edi Ramës

Masat e reja, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal & Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e qytetarëve

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt

Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë

#njëAtdhe#njëFamilje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.